Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatos Nanos: Figurë qendrore e historisë politike…

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatos Nanos: Figurë qendrore e historisë politike…

Pikat kryesore

  • “Në kujtesë më kanë mbetur bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë, dhe me Arbën Xhaferin, liderin politik aq origjinal”, shkroi Kurti.
  • Ai theksoi se emri i Nanos do të mbetet i dendur në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës, përfshirë rolin e tij gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
  • “Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një figurë qendrore të historisë politike shqiptare në periudhën e tranzicionit. Kurti ka kujtuar dy takimet që kishte pasur me Nanon, të parin në fillim të vitit 2002, pak muaj pas daljes nga burgu në Serbi, dhe të dytin gjatë mandatit të Nanos si kryeministër, ku ishte i pranishëm edhe Adem Demaçi dhe Arbën Xhaferi. “Në kujtesë më kanë mbetur bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë, dhe me Arbën Xhaferin, liderin politik aq origjinal”, shkroi Kurti. Ai theksoi se emri i Nanos do të mbetet i dendur në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës, përfshirë rolin e tij gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të tij. U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë për rolin e tij historik”, përfundoi Kurti. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 22:03 Dërguti: LDK nuk ka arsye të bëjë koalicion me LVV-në, përvoja në vitin 2020 nuk ishte e mirë 10/31/2025 22:01 Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatos Nanos: Figurë qendrore e historisë politike shqiptare 10/31/2025 21:52 Rexhaj: Në VV po diskutojmë për mandatarin, por zgjedhjet po duken në sfond

Lini një Përgjigje