Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet…

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet…

Pikat kryesore

  • “Socialistët kanë ndezur motorët për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale 2027.
  • Ne kemi një premtim të madh për publikun: Shqipërinë në BE në vitin 2030 ”, u shpreh Mile.
  • Ky i fundit theksoi se qëllim i mbledhjes mbetet koordinimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë.

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Erion Mile, i ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” ka deklaruar se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke theksuar se organizimi dhe koordinimi mbeten thelbësore për përballimin e sfidave të ardhshme. Ai bëri të ditur se ditën e shtunë (28 mars) kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, ku do të diskutohen sfidat kryesore dhe objektivi madhor i socialistëve, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. “Socialistët kanë ndezur motorët për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale 2027. Ne kemi një premtim të madh për publikun: Shqipërinë në BE në vitin 2030 ”, u shpreh Mile. Ky i fundit theksoi se qëllim i mbledhjes mbetet koordinimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë. “ PS është gjithmonë në fushatë elektorale. Mbledhja ka një qëllim koordinues mes grupit të zgjeruar parlamentar të PS dhe qeverisë shqiptare. Është tashmë traditë nga kryetari i partisë dhe kjo është mbledhja jonë e tretë”, shtoi Mile. Sipas deputetit socialist, fokusi kryesor mbetet bashkërendimi i punës dhe adresimi i problematikave në terren. “ Kjo mbledhje ka qëllim koordinimin mes punëve të qeverisë dhe problematikave që mund t’u jenë shfaqur deputetëve në zona, me qëllim trajtimin dhe ndërtimin e një strategjie” , nënvizoi ai, teksa shtoi se synimi i të gjithë socialistëve është trajtimi i disa problematikave dhe një strategji e mirë komunikimi me bazën dhe qytetarët. “ Synimi ynë është trajtimi i disa problematikave dhe një strategji e mirë komunikimi, që komunikimi ynë me publikun të jetë i detajuar dhe i vazhdueshëm. Kontakti ynë me bazën dhe votuesit tanë është i përhershëm”, tha ai. Duke u ndalur te rezultatet në qarkun e Fierit, Mile kujtoi fitoren në zgjedhjet e fundit. “ Qarku i Fierit shtë qarku i dytë më i madh në vend, por i pari për PS. Në 11 maj ne arritëm një fitore historike, ku nga 16 deputetë të qarkut Fier, 12 deputetë i mori PS “, kujtoi deputeti. Sa i përket organizimit për zgjedhjet lokale, Mile bëri me dije se ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e parë organizative për nisjen e procesit të riorganizimit të partisë, ku janë ndarë edhe detyrat. “Edhe në qarkun e Fierit kemi bërë mbledhjen e parë organizative për nisjen e procesit të riorganizimit të partisë për zgjedhjet lokale, ku kemi ndarë detyrat. Duhet të fillojmë të japim ritmin e duhur për kalimin e të gjitha fazave që ka vendosur Asambleja Kombëtare e PS”, theksoi deputeti. Në fund, Mile u ndal te sfidat kryesore, duke theksuar integrimin evropian si prioritet. “ Ne kemi shumë sfida përpara dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore pse PS është votuar, sepse nuk i trembet sfidave. Sfida jonë e madhe mbetet procesi i integrimit, premtimi ynë kryesor në fushatën elektorale ”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje