Kristian Shkreli: Tenderi 1.4 milion € për nipin e Sadri Abazit

Kristian Shkreli: Tenderi 1.4 milion € për nipin e Sadri Abazit

Bashkia Vau Dejës, e drejtuar nga Kristian Shkreli, është përfshirë në një skandal të ri tenderi, i cili ngjall dyshime të forta për abuzim. Tenderi në fjalë ka të bëjë me rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme në Bushat, projekt që përfshin ndërtimin e dy kateve shtesë. Fondi limit për këtë tender është caktuar në 121,579,358 lekë pa TVSH, që përkthehet në rreth 1.5 milion euro me TVSH. Pas shpalljes së fituesit, shqetësimet për shkelje të mundshme ligjore dhe për korrupsion janë rritur, duke e bërë këtë rast një temë të nxehtë për autoritetet dhe opinionin publik.

Lini një Përgjigje