Këshilli Bashkiak letër SPAK-ut dhe Burgjeve: Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen për…

Këshilli Bashkiak letër SPAK-ut dhe Burgjeve: Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen për…

Pikat kryesore

  • Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.
  • Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.
  • Tanimë, është në dorën e prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado, nëse do ta pranojnë ose jo kërkesën, edhe pse në raste të ngjashme ata nuk kanë dhënë autorizim.

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët. Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik. Tanimë, është në dorën e prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado, nëse do ta pranojnë ose jo kërkesën, edhe pse në raste të ngjashme ata nuk kanë dhënë autorizim. Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në konsultimin për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026 STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR Të nderuar përfaqësues të institucioneve, Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, referuar kërkesës së tij nr.42497 prot., datë 15.12.2025, për të marrë pjesë në konsultimin e PBA 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026. – Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, për çështje të interesit publik. Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, referuar ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41, parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, ju kërkojmë që nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet: lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike në një nga datat nga 16 deri në 18 dhjetor 2025. Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak. Kujtojmë se ishte vetë Veliaj i cili më 15 dhjeto r, i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak përpara miratimit të buxhetit të vitit 2026, ku kërkonte që të merrej në konsideratë mendimi i tij në këtë proces. Veliaj rifitoi karrigen e kryebashkiakut më 3 nëntor, me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, u rrëzua vendimi i qeverisë për shkarkimin e tij. Po ashtu u pezulluan zgjedhjet në kryeqytet, duke e bërë të pavlefshëm edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj. Ai po qëndron në burg prej 10 shkurtit, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në 9 raste, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Lini një Përgjigje