Bashkim Ramosaj merr pjesë në finalen e Turnirit Tradicional në Deçan

Bashkim Ramosaj merr pjesë në finalen e Turnirit Tradicional në Deçan

Kryetari i Deçanit dhe kandidati për një mandat të ri nga AAK, Bashkim Ramosaj, ishte sot prezent në finalen e Turnirit Tradicional të Futbollit të Vogël, organizuar nga Aleanca e të Rinjve në Deçan, për të shënuar 7 Shtatorin dhe Kushtetutën e Kaçanikut. Gjatë këtij eventi, ai ndau mirënjohje dhe falënderime për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, ndërsa ekipi i fshatit Lëbushë u shpall fitues i këtij edicioni. Ramosaj shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive, duke theksuar atmosferën e jashtëzakonshme dhe energjinë pozitive që e karakterizonte. Ai falënderoi të rinjtë dhe sportdashësit për angazhimin e tyre, duke theksuar se Deçani ka një brez të ri që e bën krenar.

Lini një Përgjigje