Pikat kryesore
- Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë detaje lidhur me situatën e përgjithshme në vend që lidhet me zonat e prekura nga vërshimet.
- Sipas njoftimit, gjendja në nivel të vendit është e menaxhueshme, derisa në disa rajone ka vështirësi për shkak të shiut dhe reshjeve të borës.
- Në disa raste ka pasur depërtime uji në oborre, bodrume dhe shtëpi banimi, pa evakuime.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë detaje lidhur me situatën e përgjithshme në vend që lidhet me zonat e prekura nga vërshimet. Sipas njoftimit, gjendja në nivel të vendit është e menaxhueshme, derisa në disa rajone ka vështirësi për shkak të shiut dhe reshjeve të borës. Sipas informatave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat lokale të reagimit, situata e vërshimeve në Republikën e Kosovës paraqitet e menaxhueshme, por me vështirësi të theksuara në disa rajone për shkak të reshjeve të shiut dhe borës. Në disa raste ka pasur depërtime uji në oborre, bodrume dhe shtëpi banimi, pa evakuime. Rajoni i Prizrenit: disa rrugë dhe ura të vërshuara, shembje dheu dhe intervenime teknike (Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash). Rrugët kryesore janë nën monitorim, disa segmente të pakalueshme përkohësisht. Rajoni i Mitrovicës: situata e qetë, pa rrezik të drejtpërdrejtë. Angazhime aktive për largim uji, me fokus në QKMF Mitrovicë. Vizitë në terren nga udhëheqja e AME-së dhe autoritetet komunale. Rajoni i Pejës: disa intervenime për bllokim kanalizimesh dhe rrezik vërshimi; rruga Pejë–Rugovë me ujë në disa segmente (kujdes në qarkullim). Rajoni i Gjakovës: situatë stabile, niveli i lumenjve në rënie; një bllokim rruge nga shembja e dheut. Rajoni i Gjilanit: vërshime të lokalizuara, depërtime uji në bodrume dhe rrëshqitje dheu; ngritje e nivelit të lumenjve pa dalje nga shtrati. Në përcjellje dhe koordinim të kërkesave 24/7 për ndihmë nga gjitha institucionet lokale dhe infratruktures kritike në gjithe territorin. Ka përshkallëzim lokal të vërshimeve dhe vështirësi për qytetarët dhe shërbimet reaguese. Vërehet ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj dhe përrenj. Situata monitorohet vazhdimisht. Qytetarët ftohen të raportojnë çdo rrezik përmes numrit emergjent 112, 193 dhe 192. Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë 24/7, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 21:59 Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë 01/10/2026 21:49 Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj!