Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit janë realizuar gjatë ditës së…

Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit janë realizuar gjatë ditës së…

Pikat kryesore

  • Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me intervenimet që janë realizuar sot në kryeqytet pas reshjeve të shiut e borës dhe vërshimeve të shkaktuara.
  • Rama ka bërë të ditur se kanë realizuar mbi 30 intervenime në Prishtinë dhe ka falendëruar të gjithë ata që janë angazhuar për menaxhimin e situatës në kryeqytet.
  • Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me intervenimet që janë realizuar sot në kryeqytet pas reshjeve të shiut e borës dhe vërshimeve të shkaktuara. Rama ka bërë të ditur se kanë realizuar mbi 30 intervenime në Prishtinë dhe ka falendëruar të gjithë ata që janë angazhuar për menaxhimin e situatës në kryeqytet. Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit. Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional. Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit. Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 21:59 Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë 01/10/2026 21:49 Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj!

Lini një Përgjigje