Rritet intensiteti i reshjeve të dëborës në Qafë Thanë, temperaturat ulen në 0 gradë…

Rritet intensiteti i reshjeve të dëborës në Qafë Thanë, temperaturat ulen në 0 gradë…

Pikat kryesore

  • Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit.
  • Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor.
  • Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë rinisur në zonën e Qafë Thanës, në territorin e Pogradecit. Aktualisht, lëvizja e mjeteve kryhet pa përdorimin e zinxhirëve, ndërsa kontraktorët janë në terren duke kryer kriposjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të aksit rrugor. Saktësohet se, pas bllokimit të aksit Qukës–Qafë Plloçë katër ditë më parë si pasojë e rrëshqitjeve të inerteve, Qafë Thana mbetet aktualisht i vetmi aks i hapur që lidh juglindjen e vendit me Shqipërinë e mesme, duke e bërë këtë segment jetik për qarkullimin. Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të vijojnë edhe në orët në vijim. Për garantimin e qarkullimit, në këtë aks janë vënë në shërbim disa mjete borëpastruese, ndërsa temperaturat aktualisht shënojnë 0 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 21:59 Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë 01/10/2026 21:49 Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj!

Lini një Përgjigje