Operacioni i SPAK ndaj Call Centerave/ Shpallen në kërkim pronarët, kontrolle edhe në…

Operacioni i SPAK ndaj Call Centerave/ Shpallen në kërkim pronarët, kontrolle edhe në…

Pikat kryesore

  • Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet franceze në Tiranë, për goditjen e Call Center-ave.
  • Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr.
  • Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet franceze në Tiranë, për goditjen e Call Center-ave. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se janë në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve. Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij.

Lini një Përgjigje