Berisha: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës, me direktivë të Ramës dhe…

Berisha: Aeroporti i Vlorës identik si djegësi i Tiranës, me direktivë të Ramës dhe…

Pikat kryesore

  • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se përmasat e aferave korruptive “po rriten çdo ditë”.
  • Berisha krahasoi projektin e aeroportit të Vlorës me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke pretenduar se kontrata është firmosur pa ekzistuar ende kompania përfituese.
  • Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Balluku, duke pretenduar se kanë firmosur kontratën në mënyrë të parregullt.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se përmasat e aferave korruptive “po rriten çdo ditë”. Berisha krahasoi projektin e aeroportit të Vlorës me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke pretenduar se kontrata është firmosur pa ekzistuar ende kompania përfituese. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Balluku, duke pretenduar se kanë firmosur kontratën në mënyrë të parregullt. “Përmasat e aferave korrupotive të qeverisë bëhen çdo ditë e më të mëdha. Gjetën që aeroporti i Vlorës është identik me djegësin e Tiranës. Në kuptimin është firmosur kontrata pa ekzistuar sipërmarrja. Kjo me direktivë dhe firmë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është firmosur kontrata me kompanitë e ndërtimit dhe projektimit në prill ndërkohë që kompania fituese e garës është themeluar dhe regjistruar në maj. Imagjinoni çfarë gare ka patur” , tha Berisha. “130 milion janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 mln euro janë paratë e vjedhur në aeroportin e Vlorës. Si? Firmosin tani 10 mln euro në vit. Prandaj ndodh kjo që shohin shqiptarët. Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla duan të marrin 130 mln euro që kanë firmosur në mënyrën më kriminale, më korruptive”, deklaroi kreu i PD. Berisha tha se Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn, nuk pranuan që aeeroporti i Vlorës të ndërtohej me këto kushte. “Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajn i kanë dhënë jo, aeroporti të ndërtohet me 30 mln dhe me shtimin e punës të shtohet kapacitetit. Këta jooo, më i madhe në Ballkan thoshte Lubia. E bënë Vlorën Aleksandri siç thoshte Enver Hoxha. Por këta vjedhin 100-fishin e Enver Hoxhës ”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje