Pikat kryesore
- Në shkrim thuhet se Shqipëria ofron një përzierje të rrallë bukurie, kulture dhe kostosh të përballueshme.
- Ekspertët e turizmit thonë se kërkesa po rritet me shpejtësi.
- Sipas Travel Towr and World një lehtësi për të gjithë turistët që duan të eksplorojnë Shqipërinë është edhe shtimi i linjave ajrore që po shtojnë itineraret.
Shqipëria vlerësohet si një ndër destinacionet më të veçanta dhe emocionuese për verën e këtij viti .Platforma ndërkombëtare turizmit Travel Towr and World shkruan se vendi nuk është më një cep i fshehur i Evropës por një destinacion turistik me rritje të shpejtë që po tërheq vëmendjen globale. Në shkrim thuhet se Shqipëria ofron një përzierje të rrallë bukurie, kulture dhe kostosh të përballueshme. Ekspertët e turizmit thonë se kërkesa po rritet me shpejtësi. Sipas Travel Towr and World një lehtësi për të gjithë turistët që duan të eksplorojnë Shqipërinë është edhe shtimi i linjave ajrore që po shtojnë itineraret. Po ashtu një shtysë më tepër është edhe lehtësia e procesit të marrjes së vizave . Tirana sugjerohet si një ndër ndalesat kryesore për tu vizituar. Për të vijuar më pas me rivierën në jug të vendit por pa lënë pas edhe alpet shqiptare. Destinacione si Saranda dhe Ksamili ofrojnë plazhe të qeta dhe pamje të bukura dhe konsiderohen ideale për pushime relaksuese. Vizitorët mund të eksplorojnë ndër të tjera edhe qytetet e vjetra si Berati dhe Gjirokastra , kështjellat dhe vendet e trashëgimisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Të Gjitha Rrugët Të Çojnë në Romë/ Shqiptarët që po shkëlqejnë në zemër të gastronomisë dhe turizmit italian “Travel and Tour”: Mes gjithë sfidave globale, Shqipëria një destinacion unik dhe i sigurt Vlorë, shtohen turistët/ Pragu i sezonit veror, vendoret përgatiten për mbarëvajtjen