Pikat kryesore
- Dihet që teknologjia ka sjellë një revolucion të vërtetë edhe në futboll, por ajo që ndodhi në finalen e Kupës së Holandës, mes AZ Alkmarr dhe NEC Nijmengen ishte me të vërtetë e pazakontë.
- Në minutën e 76-të, kur rezultati ishte 3-1 në favor të Alkmaar, arbitri Danny Makkelie ndërpreu ndeshjen për t’iu përgjigjur një telefonate…
- Habia ishte e madhe te tifozët në stadium dhe të gjitha ata që ndiqnin sfidën nga televizori, teksa arbitri mbylli telefonatën dhe ndërprerja e sfidës vijonte pa një njoftim zyrtar.
Dihet që teknologjia ka sjellë një revolucion të vërtetë edhe në futboll, por ajo që ndodhi në finalen e Kupës së Holandës, mes AZ Alkmarr dhe NEC Nijmengen ishte me të vërtetë e pazakontë. Në minutën e 76-të, kur rezultati ishte 3-1 në favor të Alkmaar, arbitri Danny Makkelie ndërpreu ndeshjen për t’iu përgjigjur një telefonate… Habia ishte e madhe te tifozët në stadium dhe të gjitha ata që ndiqnin sfidën nga televizori, teksa arbitri mbylli telefonatën dhe ndërprerja e sfidës vijonte pa një njoftim zyrtar. Vetëm më vonë u zbulua se Makkelie ishte thirrur në telefon nga përgjegjësit për sigurinë në stadium. Ata kishin identifikuar mes tifozëve rrezikun e hedhjes së një numri shumë të madh fishekzjarrësh, duke krijuar rrezik për shëndetin e njerëzve në tribuna dhe lojtarëve në fushë, Për këtë arsye, në mënyrë të fshehtë sfida u ndërpre derisa oficerët e sigurës ndërhynë për të larguar tifozët përgjegjës dhe rrezikun e mundshëm. Më pas ndeshje rifilloi normalisht, ndërs AZ Alkmaar fitoi 5-1, duke marrë edhe trofeun e Kupës së Holandës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Hajmalia” e “Kuqezinjve”, UEFA i beson drejtësinë në Gjeorgji-Shqipëri “tulipanit” holandez Zhgënjejnë sërish “Harkëtarët”, Ajax eleminohet nga “amatorët” në Kupën e Holandës Gjithçka zyrtare, UEFA i beson përballjen ndaj Çekisë “hajmalisë” së “legjionarëve”