
Një rrëfim që prek çdo zemër ka qenë ai i Xheneta Fetahut në emisionin “Se luan topi”, ku ajo ka ndarë historinë e saj më të dhimbshme — takimin e parë pas 23 vitesh me nënën biologjike.
Me zë të dridhur dhe lot në sy, Xheneta tregoi se takimi ishte një përjetim i fortë emocional, pasi për dekada me radhë nëna e saj kishte jetuar me bindjen se fëmijët e saj nuk ishin më gjallë.
“Më mungon… kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë boshllëk brenda shpirtit,” – u shpreh ajo me emocion.
Xheneta tregoi se periudha më e vështirë e jetës së saj ka qenë kur ishte 23–24 vjeçe, vite që i përshkroi si “më të errëtat”. Ajo vendosi të kërkonte nënën e saj, pa ditur se kjo do të sillte një rrëfim tronditës.
“I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur.’”
Në intervistë, ajo kujtoi gjithashtu momentet e dhimbshme të varrimit të vëllait, ku pa Gjestin të thyer nga humbja, duke shtuar se edhe sot ndjen një boshllëk që “s’do të mbushet kurrë”.
Ky rrëfim prekës i Xheneta Fetahut është ndër më të ndjerët që publiku shqiptar ka dëgjuar kohët e fundit – një histori e dhimbjes, humbjes, por edhe e takimit që zbulon plagët më të thella të shpirtit njerëzor.