Pikat kryesore
- Vizita e Roland Hysit në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Mirin gjatë sfidës së mosreagimit, nuk ka zgjatur aq sa pritej.
- Ndryshe nga hyrjet e tjera të kësaj prove, qëndrimi i tij është ndërprerë në mënyrë të papritur nga produksioni, duke nxitur reagime dhe aludime të shumta në rrjet.
- Sapo hyri në shtëpi, Landi u drejtua menjëherë drejt dhomës së gjumit ku ndodhej Miri.
Vizita e Roland Hysit në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar Mirin gjatë sfidës së mosreagimit, nuk ka zgjatur aq sa pritej. Ndryshe nga hyrjet e tjera të kësaj prove, qëndrimi i tij është ndërprerë në mënyrë të papritur nga produksioni, duke nxitur reagime dhe aludime të shumta në rrjet. Sapo hyri në shtëpi, Landi u drejtua menjëherë drejt dhomës së gjumit ku ndodhej Miri. Për të shprehur mbështetjen e tij, ai e nisi takimin me fjalët inkurajuese: “ Xhik, ke fituar shumë, i ke dhënë jetë një shprese që s’do të shuhet kurrë”. Më pas, ai zgjodhi t’i dedikonte disa vargje emocionuese, duke i kënduar: “ Imagjino fjalën e mirë kur ti e do dhe e dëgjon, imagjino të ndjesh në jetë se ty Xhik vërtet dikush të do, imagjino sa shumë të tjerët ty vërtet të vlerësojnë, jeto me shpirt të pastër dhe për ëndrrat ti shpreso.” Më pas, kur këngëtari theksoi frazën “Miri, Miri dhe vetëm Miri”, u dëgjua zëri i Vëllait të Madh që e urdhëroi të largohej nga ambientet e banorëve me thirrjen e prerë: “ Landi, në dhomën e rrëfimit”.