Tahiri: S’kemi vota për Konjufcën, çdo votë ndaj tij është votë për Kurtin

Tahiri: S’kemi vota për Konjufcën, çdo votë ndaj tij është votë për Kurtin

Pikat kryesore

  • Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Glauk Konjufcën.
  • “Tash e 9 muaj, presidenten gjatë këtij procesi e kemi parë të paangazhuar, tash e ka rritur angazhimin, mendojmë se çdo zvarritje tutje është në dëm të agjendës së Kosovës.
  • Për ne si kryeministri Kurti që është në ikje, sikur kryetari Konjufca janë të njëjtë, nuk dallojnë”, përfundoi Tahiri.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Glauk Konjufcën. Ai nënvizoi se, dhjetëra herë me votime të ndryshme është dëshmuar që LVV nuk ka partner dhe nuk ka arritur ta formojë një shumicë parlamentare, qoftë edhe me mandatimin e ish-kryetarit të kuvendit “Vota ndaj tij, është votë ndaj Albin Kurtit, pra nuk dallon asgjë”, tha Tahiri. “Padyshim qe lidhet edhe me balotazhin e të dielës, ju e dini që edhe herën e kaluar kryeministri Kurti e mori mandatin ditën qysh ditën premte, dy ditë para zgjedhjeve dhe ajo ishte një tendencë e tij me tregu që qeveria Kurti 3 po vjet”. “Tash e 9 muaj, presidenten gjatë këtij procesi e kemi parë të paangazhuar, tash e ka rritur angazhimin, mendojmë se çdo zvarritje tutje është në dëm të agjendës së Kosovës. Për ne si kryeministri Kurti që është në ikje, sikur kryetari Konjufca janë të njëjtë, nuk dallojnë”, përfundoi Tahiri. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 22:15 Ramabaja: VV-ja dhe Osmani i dhanë opozitës leksion për demokracinë 11/04/2025 22:13 Kasapolli: Osmani e ka vazhduar rolin e saj të noteres së Kurtit e jo të presidentes 11/04/2025 22:12 Limaj: VV s’ka shumicë, Osmani nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet

Lini një Përgjigje