Pikat kryesore
- Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
- Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e baliotazhit), edhe pas të dielës.
- Edhe tha kështu: ‘Po e bëj një mandatar me qëllim me i evituar dy palë zgjedhje’, a ishte kështu?”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e baliotazhit), edhe pas të dielës. “Duke hequr në njërën anë emrin e z. Konjufca, ju e patë qëndrimin e z. Kurti. Edhe tha kështu: ‘Po e bëj një mandatar me qëllim me i evituar dy palë zgjedhje’, a ishte kështu?”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës. “Këta tre muaj po e çojmë Glaukun që mos me i pasë dy palë zgjedhje? A ishte kështu?” “Që këtu fillon joserioziteti. Që këtu përfundon çdo gjë. Na ka treguar sot qartë”. “Ne nuk i votojmë, këto agjenda partiake, elektorale, s’kanë absolutisht asgjë në interes shtetëror, që dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem”. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 22:15 Ramabaja: VV-ja dhe Osmani i dhanë opozitës leksion për demokracinë 11/04/2025 22:13 Kasapolli: Osmani e ka vazhduar rolin e saj të noteres së Kurtit e jo të presidentes 11/04/2025 22:12 Limaj: VV s’ka shumicë, Osmani nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet