Statovci: Refuzimet nga ish-blloku opozitar lidhen me emrin e Kurtit

Statovci: Refuzimet nga ish-blloku opozitar lidhen me emrin e Kurtit

Pikat kryesore

  • Ajo tha se refuzimi ka qenë i lidhur drejtpërdrejtë me emrin e kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
  • Sipas Statovcit, Kurti tani po tërhiqet për të kapërcyer krizën si p.sh votimin e buxhetit dhe funksionimi i institucioneve.
  • “Ne kemi gatishmërinë që të vazhdojmë në një proces zgjedhor, mirëpo sa i shërben interesit qytetar dhe institucional është çështje tjetër”, deklaroi Statovci në Klan Kosova.

Ajo tha se refuzimi ka qenë i lidhur drejtpërdrejtë me emrin e kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Sipas Statovcit, Kurti tani po tërhiqet për të kapërcyer krizën si p.sh votimin e buxhetit dhe funksionimi i institucioneve. “Ne kemi gatishmërinë që të vazhdojmë në një proces zgjedhor, mirëpo sa i shërben interesit qytetar dhe institucional është çështje tjetër”, deklaroi Statovci në Klan Kosova. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot e mandatoi Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re. Propozimi i LVV-së ka qenë që me Konjufcën të krijohet një qeveri tranzitore. Por, Kurti në seancën e 26 tetorit nuk i mori më shumë se 56 vota, duke dështuar të bëhet kryeministër. E nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma deklaruan se nuk kanë votë për ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Nga sot, Konjufca i ka 15 ditë që t’i sigurojë votat për formimin e ekzekutivit. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 22:13 Kasapolli: Osmani e ka vazhduar rolin e saj të noteres së Kurtit e jo të presidentes 11/04/2025 22:12 Limaj: VV s’ka shumicë, Osmani nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet 11/04/2025 22:08 Petrit Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – me ia mundësu Kurtit zgjedhjet në fundvit

Lini një Përgjigje