Pikat kryesore
- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Bruksel me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Peter Sorensen.
- Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, duke e cilësuar atë si “të vetmin kornizë që mund të garantojë paqe, stabilitet për të gjithë që jetojnë në Kosovë”.
- Ai theksoi se ‘biseda ishte e fokusuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura, deeskalimin e situatës në terren dhe garantimin e sigurisë së komunitetit serb në Kosovë’.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Bruksel me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Peter Sorensen. Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, duke e cilësuar atë si “të vetmin kornizë që mund të garantojë paqe, stabilitet për të gjithë që jetojnë në Kosovë”. Ai theksoi se ‘biseda ishte e fokusuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura, deeskalimin e situatës në terren dhe garantimin e sigurisë së komunitetit serb në Kosovë’. Vuçiq veçoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si “element kyç për një zgjidhje të qëndrueshme”. Presidenti serb shtoi se Serbia do të mbetet “partner i besueshëm dhe konstruktiv, i gatshëm për kompromis të përgjegjshëm”, duke respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Ai falënderoi përfaqësuesit e BE-së për angazhimin e tyre dhe theksoi se kontaktet do të vazhdojnë për ruajtjen e paqes dhe normalizimin e jetës së qytetarëve. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 22:13 Kasapolli: Osmani e ka vazhduar rolin e saj të noteres së Kurtit e jo të presidentes 11/04/2025 22:12 Limaj: VV s’ka shumicë, Osmani nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet 11/04/2025 22:08 Petrit Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – me ia mundësu Kurtit zgjedhjet në fundvit