Kërkimet për “kambistin” e Bitcoin/ Kontrolle në Pëllumbas dhe Qafë Mollë për autorin e…

Kërkimet për “kambistin” e Bitcoin/ Kontrolle në Pëllumbas dhe Qafë Mollë për autorin e…

Pikat kryesore

  • Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se operacionet janë përqendruar kryesisht në këto dy zona, të cilat sipas hetimeve paraprake frekuentoheshin shpesh nga Shakaj.
  • Intensifikimi i kontrolleve ka ardhur pas informacioneve dhe dëshmive të mbledhura nga banorë të zonës së Pëllumbasit, të cilët kanë deklaruar se kanë vënë re mjetin e përdorur nga i dyshuari.
  • Në terren janë angazhuar efektivë të policisë dhe grupe të specializuara kërkimi, të cilat po verifikojnë çdo pistë që mund të çojë në lokalizimin e tij.

Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, të vrasjes së Englant Koçit, Armand Shakaj, i njohur si “kambisti” i Bitcoin, ndërsa forcat e policisë kanë intensifikuar kontrollet në zonat e Pëllumbasit dhe Qafë Mollës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se operacionet janë përqendruar kryesisht në këto dy zona, të cilat sipas hetimeve paraprake frekuentoheshin shpesh nga Shakaj. Intensifikimi i kontrolleve ka ardhur pas informacioneve dhe dëshmive të mbledhura nga banorë të zonës së Pëllumbasit, të cilët kanë deklaruar se kanë vënë re mjetin e përdorur nga i dyshuari. Në terren janë angazhuar efektivë të policisë dhe grupe të specializuara kërkimi, të cilat po verifikojnë çdo pistë që mund të çojë në lokalizimin e tij.

Lini një Përgjigje