Pikat kryesore
- Në kuadër të operacionit të koduar “Hold on”, policia e Tiranës, ka zbuluar një tjetër call centër mashtrimi, ku në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa 49 punonjës janë proceduar penalisht.
- Operacioni u zhvillua në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa të arrestuarit janë organizatorët dhe drejtuesit e kësaj veprimtarie.
- Personat që u vunë në pranga janë: Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari.
Në kuadër të operacionit të koduar “Hold on”, policia e Tiranës, ka zbuluar një tjetër call centër mashtrimi, ku në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa 49 punonjës janë proceduar penalisht. Operacioni u zhvillua në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa të arrestuarit janë organizatorët dhe drejtuesit e kësaj veprimtarie. Personat që u vunë në pranga janë: Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. “Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve. Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë”, sqaron policia. DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”. Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient. Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve. Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.