Pikat kryesore
- Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë fuqishëm me ndeshjet çerekfinale e Kupës.
- Përballjet e para do të sjellin emocione të mëdha, me duele interesante.
- Të mërkurën do të sfidohen kampionia Trepça dhe ish-kampioni Golden Eagle Ylli.
Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë fuqishëm me ndeshjet çerekfinale e Kupës. Përballjet e para do të sjellin emocione të mëdha, me duele interesante. Të mërkurën do të sfidohen kampionia Trepça dhe ish-kampioni Golden Eagle Ylli. Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, pritet një përballje mjaft interesante në Mitrovicë, me të dy skuadrat që synojnë fitore, por me koshdallim sa më të lartë. ‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës. Takimi tjetër i ditës së sotme është ndërmjet Borës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat synojnë fitoren, por njëkohësisht edhe kalimin në gjysmëfinale. Ndeshje interesante pritet të enjten. Të dy skuadrat do të bëjnë çmos për fitore në ndeshjen e parë, e më pas sigurisht të kualifikohen në gjysmëfinale. Ndeshjet kthyese çerekfinale do të zhvillohen më 21/22 janar. Në çerekfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 08:51 Super ndeshje sonte dhe nesër në Kupën e Kosovës në baskebtoll 01/07/2026 08:23 Barcelona dhe Athletic Bilbao përballen sonte në Superkupën e Spanjës 01/07/2026 08:01 A do të qëndrojë Harry Kane tek Bayerni?