SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në…

SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në…

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
  • Sipas SPAK-ut, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, në cilësinë e ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  • SPAK tha se Balluku u njoftua për akuzën ndaj saj të premten e 31 tetorit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) në Shqipëri ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas SPAK-ut, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, në cilësinë e ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. SPAK tha se Balluku u njoftua për akuzën ndaj saj të premten e 31 tetorit. Sipas SPAK-it, akuza ka të bëjë me veprimet që Balluku, që në cilësinë e ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, i ndërmori në një nga procedurat e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përkatësisht për seksionin rrugor Orikum-Himarë. Kjo procedurë e prokurimit ishte zhvilluar më 11 dhjetor 2020. Më pas ajo ishte anuluar dhe ishte rihapur më 22 qershor 2021, tha SPAK. Balluku ishte njoftuar nga SPAK-u për hetimet ndaj saj më 21 tetor dhe kjo strukturë kundër korrupsionit e kishte ftuar që të paraqitej atë më 31 tetor në orën 15:00. Pas daljes nga ndërtesa e SPAK-ut të premten, Balluku tha për mediat se ajo pranoi ftesën e këtij institucioni për “një çështje në hetim”. “Si qytetare e Republikës dhe si një zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces i cili jam shpresëplot se do të jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë të pandryshueshme, tek e cila besoj”, tha ajo pa pranuar pyetje nga gazetarët. Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet të komentonte çështjen e Ballukut, pasi mediat në Shqipëri, duke u thirrur në burime, kishin raportuar se SPAK e kishte ftuar Ballukun që të paraqitej para këtij organi. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, siç e kam thënë ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykatat popullore, politike dhe mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama për Deutche Welle. SPAK është krijuar në dhjetor të vitit 2019, pas ndryshimeve kushtetuese që u votuan më 2016. Kjo strukturë ka hetuar disa ish-zyrtarë, ish-ministra e deputetë, të cilët janë duke e vuajtur dënimin. Ky organ ka kryer hetime kundër korrupsionit ndaj figurave të larta, sikurse ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha është liruar nga arresti shtëpiak në fund të nëntorit të vitit të kaluar, ndërkaq Meta gjendet në paraburgim. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 19:46 SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë 10/31/2025 19:42 Pacolli: Këta s’bashkëpunojnë me ne sepse kërkojnë poste e terminale, jo ministri 10/31/2025 19:38 Aksident në Çagllavicë, dy të lënduar e tri vetura të përfshira

Lini një Përgjigje