Pacolli: Këta s’bashkëpunojnë me ne sepse kërkojnë poste e terminale, jo ministri

Pacolli: Këta s’bashkëpunojnë me ne sepse kërkojnë poste e terminale, jo ministri

Pikat kryesore

  • Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se partitë opozitare nuk dëshirojnë të bëhen bashkë me pozitën në qeverisje anise u kanë ofruar bashkëpunim.
  • Pacolli, e ftuar në “FIVE” u shpreh se kërkesat e opozitës për qeverisje është ndarja e terminaleve dhe pasurive shtetërore për çka u shpreh se Vetëvendosje nuk e pranon këtë.
  • Marrëveshje politike është kur ulesh e diskuton sa ministri i merr por ne e dim që në të kaluarën këto parti që kanë refuzuar të bëjnë marrëveshje me VV-në.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se partitë opozitare nuk dëshirojnë të bëhen bashkë me pozitën në qeverisje anise u kanë ofruar bashkëpunim. Pacolli, e ftuar në “FIVE” u shpreh se kërkesat e opozitës për qeverisje është ndarja e terminaleve dhe pasurive shtetërore për çka u shpreh se Vetëvendosje nuk e pranon këtë. “Vetëvendosje ka provuar që të bëjë marrëveshje me të gjithë, ne i kemi mbajt takime me opozitarët, ne nuk kemi qenë ata që nuk duam bashkëpunim, cili është bashkëpunimi me ju ofru terminale e pasuri pasi këto janë kërkesat e tyre. Marrëveshje politike është kur ulesh e diskuton sa ministri i merr por ne e dim që në të kaluarën këto parti që kanë refuzuar të bëjnë marrëveshje me VV-në. Ka pak kohë kur janë shpërndarë terminale që partitë të votojnë qeverinë. Në bazë të praktikave që i kanë si parti politike atëherë vendimet merren në bazë të përfitimeve të tyre”, u shpreh Pacolli. Pacolli, mes tjerash, ka folur edhe se a do të jetë sërish Kurti mandatar për kryeministër, por siç tha ajo për këtë do të vendos Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje. “Këshilli i VV-së do të vendos për nominimin e Kurtit për herë të dytë si mandatar dhe për këtë duhet të presim mbledhjen e Këshillit që të dimë se a do të ketë emër tjetër a po të mandatohet sërish Kurti”, tha ajo. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 19:46 SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë 10/31/2025 19:42 Pacolli: Këta s’bashkëpunojnë me ne sepse kërkojnë poste e terminale, jo ministri 10/31/2025 19:38 Aksident në Çagllavicë, dy të lënduar e tri vetura të përfshira

Lini një Përgjigje