Pikat kryesore
- Që nga 26 dhjetori, hyrja dhe dalja nga SHBA-të për të gjithë jo-amerikanët, turistët, ata me vizë apo banorët e përhershëm, shoqërohet me kontrolle biometrike të detyrueshme.
- Përveç pasaportës dhe njohjes së fytyrës, mund të kërkohen: gjurmët e gishtave të dorës, skanimi i ngjyrës dhe strukturës së syrit që ka model unik për çdo njeri, si dhe i pëllëmbës.
- Kontrollet nuk bëjnë përjashtime sipas moshës: edhe fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 duhet t’u nënshtrohen.
Që nga 26 dhjetori, hyrja dhe dalja nga SHBA-të për të gjithë jo-amerikanët, turistët, ata me vizë apo banorët e përhershëm, shoqërohet me kontrolle biometrike të detyrueshme. Përveç pasaportës dhe njohjes së fytyrës, mund të kërkohen: gjurmët e gishtave të dorës, skanimi i ngjyrës dhe strukturës së syrit që ka model unik për çdo njeri, si dhe i pëllëmbës. Kontrollet nuk bëjnë përjashtime sipas moshës: edhe fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 duhet t’u nënshtrohen. Nuk përjashtohen as diplomatët dhe qytetarët kanadezë. Të dhënat ruhen në arkivat federale për 75 vjet, duke e bërë secilin vizitor “të gjallë” digjitalisht për dekada. Ky sistem ka shkaktuar reagime të ndryshme: baza MAGA e mbështet për “sigurinë kombëtare”, ndërsa juristët dhe aktivistët e të drejtave civile pretendojnë shkelje të privatësisë. Pjesë e menaxhimit të të dhënave është kompania Palantir, themeluar nga Peter Thiel, aleat i ngushtë i Trump. Të dhënat mund të përdoren për analiza globale të sjelljeve, duke krijuar një “hartë” të fytyrave, lëvizjeve dhe zakoneve, sipas vizionit të Thiel për përdorimin e teknologjisë nga qeveritë. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë/ Begaj: Qytetarët shprehën vullnetin e tyre demokratik Vjen cikloni? Sinoptikania Rezarta Xhakollari zbardh skenarin e motit që ndryshon planet Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin për fitoren: Uroj që mandati të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën