Pikat kryesore
- Në Shqipëri vala e të prekurve nga gripi dhe infeksionet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes po vjen në rritje.
- Javën e fundit sipas Instituti të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona të të gjitha moshave kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore dhe spitale.
- “Ka filluar një trend në rritje qoftë i rasteve të gripit dhe numri i rasteve me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme që janë një indikator i qarkullimit të gripit në vend.
Në Shqipëri vala e të prekurve nga gripi dhe infeksionet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes po vjen në rritje. Javën e fundit sipas Instituti të Shëndetit Publik rreth 12 mijë persona të të gjitha moshave kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore dhe spitale. “Ka filluar një trend në rritje qoftë i rasteve të gripit dhe numri i rasteve me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme që janë një indikator i qarkullimit të gripit në vend. Janë rreth 12 mijë raste të infeksioneve respiratore, por jemi shumë larg pragut epidemik që arrihet nga fundi janarit dhe fillimi i shkurtit.”