Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe vërshimeve, janë intensifikuar monitorimet e cilësisë së ujit, kësisoj, IKSHPK, ka shtuar se janë marr mostra për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizim. Në komunikatën e IKSHPK’së, njoftohet edhe për situatën në rajonet e vendit, ku bëhet e ditur se fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe, ndërsa ato në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve. Pos rajonit të Prishtinës, IKSHPK njofton edhe për situatën në rajonet e tjera. Si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike ditët e fundit, IKSHPK në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar marrje të mostrave për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit. Situata me ujin e pijshëm më 9 janar 2026 Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së ma