Pikat kryesore
- Përmes një mesazhi, kreu i shtetit shprehu dhimbjen për këtë tragjedi dhe u përcolli ngushëllimet familjarëve të viktimave.
- “Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.
- Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Domë të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën pasi banesa ku po qëndronin u përfshi nga flakët. Përmes një mesazhi, kreu i shtetit shprehu dhimbjen për këtë tragjedi dhe u përcolli ngushëllimet familjarëve të viktimave. “Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe!”, shkruan kreu i shtetit./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! 114-vjetori i Kuvendit të Sinjës/ Mesazhi i Begajt: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës