Pikat kryesore
- Askush nuk është kundër që buxheti të jetë katër miliardë euro, por duhet të tregohet se kah do të vijnë ato mjete.
- Ky është vetëm një propozim që duket bukur dhe asgjë më shumë”, ka thënë Shahini.
- Kreu i AKB-së ka folur edhe për investimet kapitale të planifikuara për vitin 2026, por edhe për ato që nuk u realizuan, edhe pse u premtuan gjatë mandatit katërvjeçar të qeverisë Kurti.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka ironizuar me propozimin e qeverisë Kurti për buxhet, duke thënë se kreu i saj për ngecje të tilla po fajëson popullin që nuk e ka votuar sa ka kërkuar dhe opozitën që nuk po ia bën numrat për qeverinë Kurti 3. Për Shahinin, buxheti i propozuar sot nga qeveria në detyrë mund të shihet vetëm si një propozim i një partie, në këtë rast LVV-së, e që mund ta bëjnë edhe partitë e tjera politike, e më pas populli në zgjedhje të vendosë kujt me i besu. “Buxheti i propozuar sot nuk mund të themi se është nga një qeveri funksionale, për arsye se të gjitha këto vendime kaq të mëdha duhet t’u nënshtrohen procedurave, e që momentalisht nuk mund të ndodhë asnjë nga to, siç është kalimi i buxhetit në komisione parlamentare e më pas votimi në parlament. Askush nuk është kundër që buxheti të jetë katër miliardë euro, por duhet të tregohet se kah do të vijnë ato mjete. Ky është vetëm një propozim që duket bukur dhe asgjë më shumë”, ka thënë Shahini. Kreu i AKB-së ka folur edhe për investimet kapitale të planifikuara për vitin 2026, por edhe për ato që nuk u realizuan, edhe pse u premtuan gjatë mandatit katërvjeçar të qeverisë Kurti. “U propozuan investime kapitale rreth 1 miliard euro, nuk është planifikim, sepse kur planifikohen investimet, ato dihen me centa. Pra, edhe në këtë kategori tregohet se nuk ka seriozitet. Ne si përfaqësues të sektorit privat e kundërshtojmë fort këtë iniciativë, sepse janë taksa tona. Caktimi i pagës minimale duhet të bëhet duke respektuar të gjitha kriteret ligjore dhe të marrë miratimin e gjithë faktorëve, përfshirë përfaqësuesit e sektorit privat”, ka shtuar shefi i AKB-së. Caktimi i pagës minimale në vlerë prej 500 eurosh, sipas Shahinit, rrezikon falimentimin e shumë bizneseve për shkak se vendimi është marrë pa asnjë analizë. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 21:02 Shahini: Buxheti i propozuar sot është elektoral i LVV-së, njëjtë mund ta bëjnë të gjitha partitë politike 10/31/2025 21:00 Ulutash priti në takim zyrtarin e lartë amerikan, flasin për sigurinë dhe dialogun 10/31/2025 20:58 “RTK meriton të trajtohet me dinjitet”, Rama: Që tri vjet e kemi mbështetur Festivalin e Këngës