Pikat kryesore
- Ai theksoi gjithashtu se përfaqësimi i diasporës në parlament mbetet një objektiv i radhës, duke shprehur bindjen se institucionet do të vijojnë punën për ta bërë realitet këtë hap.
- “Kur flasim për arritjet e samitit ose strategjitë e diasporës, e drejta e votës është një përgjigje e mirë; vota u arrit, është një objektiv i rëndësishëm.
- Takimi me Celibashin ishte një takim kortezie dhe, me takimin e fundit, vota nuk ishte akoma konkrete; iu parashtrua Celibashit propozimi me anë të kryetarit tonë për përfaqësimin e diasporës në parlament.
Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës në Itali, Besmir Rrjolli, u shpreh se e drejta e votës për diasporën është një arritje e rëndësishme e samiteve dhe një hap konkret drejt përfshirjes më të madhe të shqiptarëve jashtë vendit. Ai theksoi gjithashtu se përfaqësimi i diasporës në parlament mbetet një objektiv i radhës, duke shprehur bindjen se institucionet do të vijojnë punën për ta bërë realitet këtë hap. “Kur flasim për arritjet e samitit ose strategjitë e diasporës, e drejta e votës është një përgjigje e mirë; vota u arrit, është një objektiv i rëndësishëm. Takimi me Celibashin ishte një takim kortezie dhe, me takimin e fundit, vota nuk ishte akoma konkrete; iu parashtrua Celibashit propozimi me anë të kryetarit tonë për përfaqësimin e diasporës në parlament. Jam i bindur që këshilli do të bëjë atë që kemi në dorë, siç e bëmë për votën e diasporës, por edhe për përfaqësimin në parlament; do të jetë një hap shumë pozitiv.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerrin fitues ish-presidentin pro rus Gjurmë helmi për minj në ushqimin e bebeve/ Skandali në Austri, çfarë dihet deri tani “E mendoj kthimin në Shqipëri”/ Nga studimet me medalje ari te karriera në SHBA, historia e neurokirurgut Gentian Toshkëzi