Pikat kryesore
- Selin Bollati është fituesja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5”, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim të gjatë me mbështetjen maksimale të publikut.
- Por, teksa vëmendja është te planet e balerinës për çmimin e madh, një deklaratë e familjarëve ka marrë vëmendje.
- E ftuar në emisionin “E Diell”, Greta, kunata e Selinit, u pyet drejtpërdrejt nëse priste të përfitonte diçka nga çmimi në rast fitoreje.
Selin Bollati është fituesja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5”, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim të gjatë me mbështetjen maksimale të publikut. Por, teksa vëmendja është te planet e balerinës për çmimin e madh, një deklaratë e familjarëve ka marrë vëmendje. E ftuar në emisionin “E Diell”, Greta, kunata e Selinit, u pyet drejtpërdrejt nëse priste të përfitonte diçka nga çmimi në rast fitoreje. Ajo e preu shkurt, duke hedhur poshtë çdo ide për interesa financiare. Sipas saj, i gjithë çmimi i takon Selinit për të ndërtuar të ardhmen dhe karrierën e saj: “ Jo asnjë gjë, mjafton që ajo të jetë e lumtur, nuk ka vlerë leku. T’i ketë për familjen dhe veten e saj se është një vajzë e re që ka ëndrra.” Një mesazh i qartë që tregon mbështetjen e pastër të familjes, duke theksuar se lumturia dhe ambiciet e fitueses së këtij edicioni janë shumë herë më të rëndësishme se ana monetare.