Vlora, pro zhvillimit dhe investimeve/ Turoperatorët: Duam zhvillimin e bregdetit,…

Vlora, pro zhvillimit dhe investimeve/ Turoperatorët: Duam zhvillimin e bregdetit,…

Pikat kryesore

  • Në një takim në Vlorë për ecurinë e sezonit turistik, ata thanë se vendi duhet të ruajë klimën e mirë të turizmit, me mënyrë që të huajt të mos largohen.
  • “Ne jemi biznese që operojmë në sektorin e turizmit dhe misioni ynë është të ofrojmë mikpritje.
  • Turistët zgjedhin të vijnë tek ne sepse duan të kalojnë pushime të këndshme, jo sepse i detyron ndonjë nevojë.

Vlora pro zhvillimit. Pro investimeve. Në një takim në Vlorë për ecurinë e sezonit turistik, ata thanë se vendi duhet të ruajë klimën e mirë të turizmit, me mënyrë që të huajt të mos largohen. “Ne jemi biznese që operojmë në sektorin e turizmit dhe misioni ynë është të ofrojmë mikpritje. Turistët zgjedhin të vijnë tek ne sepse duan të kalojnë pushime të këndshme, jo sepse i detyron ndonjë nevojë. Për këtë arsye, çdo perceptim negativ që krijohet për destinacionin tonë ndikon drejtpërdrejt tek rezervimet dhe tek imazhi që kemi ndërtuar me shumë mund ndër vite.” Ata theksuan se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm për sa i përket pozicionimit në tregun turistik ndërkombëtar dhe se vendi nuk mund t’i lejojë vetes një ndërprerje të trendit pozitiv që është krijuar vitet e fundit. Operatorët kujtuan se turizmi nuk prek vetëm hoteleritë dhe strukturat akomoduese, por një zinxhir të tërë ekonomik që përfshin familje të shumta, biznese shërbimi, banka financuese dhe kontrata me operatorë të huaj, të cilat shpesh shoqërohen edhe me penalitete financiare në rast anulimesh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sezoni, Vlora bllokon kantierët/ Nga 5 qershori deri më 15 shtator pezullohen ndërtimet Turistët irlandezë zbulojnë Vlorën/ Qyteti bregdetar vijon të tërheqë vizitorë nga Europa dhe bota Vlora, optimiste për sezonin turistik/ Prenotimet në rritje, operatorët paralajmërojnë mungesë kapacitetesh

Lini një Përgjigje