Pikat kryesore
- Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar, ndërsa tani janë stacionuar para Kryeministrisë ku po mbajnë fjalimet.
- “Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola.
- Duhet ti ftojmë të bashkohen me ne që të shpëtojmë Shqipërinë.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar, ndërsa tani janë stacionuar para Kryeministrisë ku po mbajnë fjalimet. “Opozita është përpjekur të kapë protestën: por nuk do e prishë kurrë këtë magji të popullit”, u shpreh me megafon aktivisti Alben Kola. “Edhe punonjësit e administratës duhet ti mirëkuptojmë. Duhet ti ftojmë të bashkohen me ne që të shpëtojmë Shqipërinë. Bashkohuni me ne”, u shpreh një tjetër folës. Më herët aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahej 35-vjetori i themelimit të PS.