Sardenja ndërton “Zvërnecin” e vet/ Qeveria italiane i jep dritën jeshile investimit…

Sardenja ndërton “Zvërnecin” e vet/ Qeveria italiane i jep dritën jeshile investimit…

Pikat kryesore

  • Mes kundërshtimeve të forta, edhe me protesta, Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile një projekti luksoz akomodues, në ishullin Sardenjë, në një nga segmentet më të mbrojtura bregdetare të Mesdheut.
  • Projekti parashikon ndërtimin e një strukture luksoze akomoduese, si pjesë e një investimi më të gjerë që përfshin një hotel me pesë yje, dhjetëra vila, restorante, marinë, heli-port dhe fushë golfi.
  • Kompleksi do të ndërtohet përballë Zonës së Mbrojtur Detare Tavolara–Punta Coda Cavallo, e krijuar në vitin 1997 dhe e mbrojtur nga disa nivele kufizimesh mjedisore.

Mes kundërshtimeve të forta, edhe me protesta, Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile një projekti luksoz akomodues, në ishullin Sardenjë, në një nga segmentet më të mbrojtura bregdetare të Mesdheut. Në fillim të qershorit, Këshilli i Ministrave hodhi poshtë kundërshtimin zyrtar të paraqitur nga vetë Rajoni Autonom i Sardenjës dhe Ministria e Kulturës, duke riaktivizuar autorizimin e vetëm të lëshuar në shkurt për projektin që duhet “Maxi Tavolara Bay” në kepin Cala Finanza, në territorin e Loiri Porto San Paolo, në provincën e Sasarit. Projekti parashikon ndërtimin e një strukture luksoze akomoduese, si pjesë e një investimi më të gjerë që përfshin një hotel me pesë yje, dhjetëra vila, restorante, marinë, heli-port dhe fushë golfi. Kompleksi do të ndërtohet përballë Zonës së Mbrojtur Detare Tavolara–Punta Coda Cavallo, e krijuar në vitin 1997 dhe e mbrojtur nga disa nivele kufizimesh mjedisore. Ky projekt është kundërshtuar nga Rajoni Autonom i Sardenjës dhe vetë Ministrisë së Kulturës ka patur rezerva për të, duke përdorur një ligj të hartuar për të thjeshtuar investimet në Jug, jo për të anashkaluar kufizimet peizazhore të një rajoni me një statut të veçantë. Kjo strukturë do të ndërtohet nga një kompani braziliane. Investimi përfshin rreth 50 hektarë tokë bregdetare mes Cala Finanza dhe Punta La Greca, si edhe dhjetëra hektarë të tjerë në brendësi të territorit. Vetëm struktura akomoduese e parashikuar në fazën e parë do të shtrihet në një sipërfaqe prej 4,350 metrash katrorë.

Lini një Përgjigje