Pikat kryesore
- Sapo Kurasao barazoi përkohësisht me Gjermaninë, një tjetër debutante shënonte gol, ose më saktë autogol në portën e qeverisë.
- Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti.
- Ditën e parë në parlament e nisi me një foto, ajo si deputetja më e re dhe Sali Berisha si deputeti më i vjetër, dhe një lutje ndaj Zotit, që të mos linte emrin e skalitur për keq në historinë e Shqipërisë.
Dy gola nga dy debutantë, në të njëjtën minutë. Sapo Kurasao barazoi përkohësisht me Gjermaninë, një tjetër debutante shënonte gol, ose më saktë autogol në portën e qeverisë. “Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Deputetja më e re e parlamentit, 26-vjeçarja Marjana Koçeku, njohur si “Neomalësorja”, papritur shfaqi rebelizmin e saj ndaj forcës politike që i dha mandatin në parlament, si kryesuese e listës së sigurt në Shkodër më 11 maj 2025. Ajo u pikas nga PS, si një prurje e veçantë për shkak se si e re e diplomuar në Europë, kishte vendosur të punonte e jetonte në Koman, në bujtinën e familjes së saj, ndërsa gjatë fushatës tregonte jetën në fshat duke mjelë dhi, mbledhur perime dhe bërë xhiro me kajak në liqen. Ditën e parë në parlament e nisi me një foto, ajo si deputetja më e re dhe Sali Berisha si deputeti më i vjetër, dhe një lutje ndaj Zotit, që të mos linte emrin e skalitur për keq në historinë e Shqipërisë. Në aktivitetin e saj 10-mujor në parlament, fjalimet e saj janë të pakta dhe të vakëta. Si përfaqësuese e malësorëve, ajo nuk ka folur asnjëherë as për Thethin, as për Rrjollin. Kurse rebelizmi i vetëm që ka treguar, është ai ndaj gjuhës shqipe. Refuzimi për të folur zyrtarisht, por vetëm gegërisht. Megjithatë, duket se ‘Neomalësorja’ e humbi shansin të hyjë në histori. Ndryshe nga Curacao që pavarësisht se mori 7 gola nga Gjermania, shkroi historinë e vet me golin e shënuar, Marjana Koçeku njoftoi largimin nga PS në momentin kur pjesëmarrja në protestën e 15 në bulevard kundër investimit në Zvërnec ishte më e pakta se çdo ditë tjetër. Një mandat si e pavarur dhe e paprovuar me votë direkte nga qytetarët nuk e ndihmon dot mbushjen e Bulevardit. Kurse për PS ky është një tjetër mësim. Tani i mbeten 82 deputetë, por mandati i ikur i eksperimentit “Neomalësore” ishte mundi i socialistëve të Shkodrës./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS: Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh “Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Për mua, një amanet i shenjtë “Investimi në Zvërnec i domosdoshëm”/ Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale keqinformojnë