Pikat kryesore
- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove.
- Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes.
- Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes. Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas burimeve jozyrtare, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident i rëndë në aksin Rrëshen–Reps/ Këmbësori përplaset për vdekje nga fuoristrada sapo zbriti nga autobusi Aksident në Shëngjin/ Autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal Aksident i dyfishtë në Dhërmi, 4 persona mbeten të plagosur