Pikat kryesore
- Gjatë një interviste në podcastin “Ditari i një CEO”, 44-vjeçarja nuk arriti të mbante lotët teksa kujtonte nënën e saj, Ivana Trump.
- “Nëna ime më mësoi të jap maksimumin në çdo gjë që bëj ”, u shpreh ajo mes emocionesh, duke shtuar se ajo kishte jetuar një jetë të lumtur.
- Me të njëjtin emocion, ajo përmendi edhe gjyshen e saj, Marie Zelníčková, me të cilën jeton aktualisht në Florida, duke e cilësuar si një figurë të dashur dhe të pazëvendësueshme për familjen.
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional, Ivanka Trump ka folur për momentet më të vështira të jetës së saj, duke prekur humbjen e nënës, sfidat shëndetësore të bashkëshortit dhe përvojën tronditëse të atentatit ndaj të atit, presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një interviste në podcastin “Ditari i një CEO”, 44-vjeçarja nuk arriti të mbante lotët teksa kujtonte nënën e saj, Ivana Trump. “Nëna ime më mësoi të jap maksimumin në çdo gjë që bëj ”, u shpreh ajo mes emocionesh, duke shtuar se ajo kishte jetuar një jetë të lumtur. Ivanka Trump foli gjithashtu për ndikimin e madh që ka pasur humbja e një prindi, sidomos në mënyrë të papritur, duke e lidhur këtë edhe me periudhën e COVID-19, që sipas saj i ka privuar familjet nga shumë momente të çmuara. Me të njëjtin emocion, ajo përmendi edhe gjyshen e saj, Marie Zelníčková, me të cilën jeton aktualisht në Florida, duke e cilësuar si një figurë të dashur dhe të pazëvendësueshme për familjen. Në intervistë, Ivanka ndau edhe sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur dy herë me kancer në tiroide. Ajo tregoi se kjo periudhë, së bashku me humbjen e nënës, e shtyu të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë. “Sapo isha larguar nga Uashingtoni. Jaredit iu diagnostikua kanceri i tiroides për herë të dytë dhe më pas nëna ime vdiq “, tregoi ajo mes lotësh. Një tjetër moment emocionues ishte kujtimi i atentatit ndaj të atit në Butler, Pennsylvania në korrik 2023. Ivanka tregoi se e kishte ndjekur ngjarjen në kohë reale nga një klub golfi në Neë Jersey, duke përjetuar frikë dhe ankth për jetën e tij. Megjithatë, ajo u shpreh se kishte ndjerë menjëherë se ai do të ishte mirë. Ajo zbuloi gjithashtu se ka zgjedhur të falë autorin e sulmit, Thomas Crooks, duke theksuar se “falja është e vështirë, por e domosdoshme”. Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e saj i kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë, duke theksuar vlerën e çdo momenti me familjen dhe të dashurit.