Pikat kryesore
- Këtë të enjte, Gjykata e Lartë, riktheu për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e Jorgo Goros.
- Vendimi është marrë pas ankimimit dhe rekursit që ka depozituar pala mbrojëse për ish-kryebashkiakun e Himarës.
- Vendimi lidhet me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut: Vendimi lidhet me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut: “vendosi prishjen e vendimit nr.
Këtë të enjte, Gjykata e Lartë, riktheu për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e Jorgo Goros. Vendimi është marrë pas ankimimit dhe rekursit që ka depozituar pala mbrojëse për ish-kryebashkiakun e Himarës. Vendimi lidhet me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut: Vendimi lidhet me sekuestrimin e pasurive të ish-kryebashkiakut: “vendosi prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”, thuhet në vendim. Goro është dënuar nga GJKKO për çështjen e tjetërsimit të tokave në zonën bregdetare të Himarës, teksa ka edhe një proces të dytë. Vendimi i Gjykatës së Lartë: SHOQERIA AG.TCC SH.P.K. Neni 248 e 25, 257/a paragrafi i dyte, te Kodit Penal -//- 1.Mospranimin e rekursit të të gjykuarit Jorgo Goro, kundër vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2.Prishjen e vendimit nr. 39 (87-2025-261), datë 22.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr.25, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa i përket pikës 4 të disponimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues”.