Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në Apelin e GJKKO masën e sigurisë për ish presidentin…

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në Apelin e GJKKO masën e sigurisë për ish presidentin…

Pikat kryesore

  • Gjykata vendosi që të prishë vendimin e Apelit të GJKKO më 30 janar, ku Metës iu rrëzua kërkesa për zbutjen e masës, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtin trup gjykues.
  • Vendimi i Gjykatës së Larte nuk ndryshon masën e sigurisë, por i hap rrugë një rishqyrtimi të ri në Apel, ku pritet të vlerësohen argumentet e palëve mbi qëndrimin në paraburgim të ish Presidentit.
  • Ndërsa sa i përket rekursit për pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar dhe e ka rrëzuar.

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çështjen për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish Presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjykata vendosi që të prishë vendimin e Apelit të GJKKO më 30 janar, ku Metës iu rrëzua kërkesa për zbutjen e masës, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtin trup gjykues. Vendimi i Gjykatës së Larte nuk ndryshon masën e sigurisë, por i hap rrugë një rishqyrtimi të ri në Apel, ku pritet të vlerësohen argumentet e palëve mbi qëndrimin në paraburgim të ish Presidentit. Ndërsa sa i përket rekursit për pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar dhe e ka rrëzuar. Kujtojmë se Meta është në qelinë e paraburgimit 313 në Tiranë që prej tetorit 2024. Ish-presidenti i Shqipërisë po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. Të pandehur në këtë dosje janë marrë edhe ish bashkëshortja e tij dhe ish deputetja Monika Kryemadhi. Ish çifti i bashkëshortëve akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Lini një Përgjigje