Shqipëria kampion në energjinë e rinovueshme”, Karakaçi: Taksa e karbonit sjell mundësi…

Shqipëria kampion në energjinë e rinovueshme”, Karakaçi: Taksa e karbonit sjell mundësi…

Pikat kryesore

  • Nga Mali i Zi, ku ishte i pranishëm në Ministerialin e Energjisë, ministri Enea Karakaci u shpreh se Shqipëria po forcon pozicionin e saj si lider rajonal në energjinë e rinovueshme.
  • “Ishim sot në Mal të Zi, në Ministerialin e Energjisë, përsa i përket procesit të Berlinit dhe përsa i përket të gjitha masave që shtetet e rajonit të Ballkanit janë duke marrë për përafrimin në Bashkimin Europian.
  • Ky ishte një Forum mjaft i mirë, kishte një bashkëbisedim ndërmjet institucioneve financiare ndërkombëtare, ministreve të Energjisë, por edhe të gjithë aktorëve privat që duan të investojnë në rajon.

Nga Mali i Zi, ku ishte i pranishëm në Ministerialin e Energjisë, ministri Enea Karakaci u shpreh se Shqipëria po forcon pozicionin e saj si lider rajonal në energjinë e rinovueshme. “Ishim sot në Mal të Zi, në Ministerialin e Energjisë, përsa i përket procesit të Berlinit dhe përsa i përket të gjitha masave që shtetet e rajonit të Ballkanit janë duke marrë për përafrimin në Bashkimin Europian. Ky ishte një Forum mjaft i mirë, kishte një bashkëbisedim ndërmjet institucioneve financiare ndërkombëtare, ministreve të Energjisë, por edhe të gjithë aktorëve privat që duan të investojnë në rajon. Edhe një herë u theksua mjaft qartë të gjitha politikat mbështetëse që Qeveria Shqiptare ka realizuar për energjinë e rinovueshme. Shqipëria vazhdon të jetë kampion në energjinë e rinovueshme nëpërmjet të gjitha skemave mbështetëse të ankandeve, por jo vetëm edhe investimeve që tashmë kanë marrë jetë si në rastin e energjisë fotovoltaike, të cilat janë realizuar pa mbështetje qeveritare dhe vetëm me iniciativë proivate. Problematikë që ngritën të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor është taksa e re e karbonit e implementuar nga Bashkimi Europian që nënkupton që çdo prodhim energjie elektrike jo e rinovueshme në vendet e rajonit do të taksohet shtesë nga Bashkimi Europian. Edhe këtu, ky është një oportunitet shumë i mirë që Shqipëria duke qenë kampion i energjisë së rinovueshme në rajon, të shfrytëzojë këtë potencial dhe të rrisë investimet në energjinë e rinovueshme. Kjo politikë e Bashkimit Europian gjen Shqipërinë shumë të përgatitur dhe madje në një proces më konkurrues me të gjitha vendet e tjera.” tha ai. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Fatura e luftës për BE/ Në 55 ditë luftë, 24 miliardë euro humbje “Anëtarësimi në BE brenda 2030, shumë realist”/ Balla-opozitës: Hiqni dorë nga balta, s’e keni armike Shqipërinë Rama: Njolla të padrejta për ne/ Intervista në “ Il Giornale”: Kemi luftuar korrupsionin, por ka helm në disa raporte

Lini një Përgjigje