Pikat kryesore
- Yjet e Oklahoma Thanderit duken më të fortët edhe në këtë plej of të NBA-së, edhe pse është vetëm fillimi.
- Shej Gilgës Aleksandër me shokë mundën sërish Feniksin, dhe sërish në shtëpinë e tyre, me shifrat 120-107 duke marrë kryesimin 2-0 në raundin e parë të plej ofit për titull në Konferencën Perëndimore.
- Shej, që kishte me vete trofeun e lojtarin më përcaktues këtë sezon në NBA, reagoi pasi nuk shkëlqeu siç duhet në ndeshjen e parë, që gjithsesi Oklahoma e fitoi.
E kanë ndarë mendjen që t’i shkojnë sërish deri në fund. Yjet e Oklahoma Thanderit duken më të fortët edhe në këtë plej of të NBA-së, edhe pse është vetëm fillimi. Shej Gilgës Aleksandër me shokë mundën sërish Feniksin, dhe sërish në shtëpinë e tyre, me shifrat 120-107 duke marrë kryesimin 2-0 në raundin e parë të plej ofit për titull në Konferencën Perëndimore. Shej, që kishte me vete trofeun e lojtarin më përcaktues këtë sezon në NBA, reagoi pasi nuk shkëlqeu siç duhet në ndeshjen e parë, që gjithsesi Oklahoma e fitoi. Basketbollisti më I mirë I sezonit të kaluar shënoi 37 pikë, me saktësi gati 60 për qind në gjuajtje, duke shtuar 5 topa në tabela, 9 asistë e një vjedhje topi. Natyrisht, ai nuk është vetëm. Oklahoma ka edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë, mbi të gjithë Çet Holmgren, që shënoi 19 pikë dhe kapi 8 topa në tabela, si dhe bëri 4 bllokime gjuajtjesh. Po 19 pikë edhe Xhejlën Uilliams dhe Miçëll shtoi 14. Për Feniksin, Bruks ishte më I miri me 30 pikë, ndërsa Devin Buker nuk arriti më shumë se 22. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shai barazon një rekord/ NBA, ylli kanadez vendos duelin e madh Oklahoma-Denver San Antonio mund kampionët/ Oklahoma u mposht thellë në NBA, me shifrat 130-110 Oklahoma barazon rekordin/ Kampionët barazojnë rekordin e “Vëllezërve Splash” në NBA