Pikat kryesore
- Duhet të kuptosh njerëzit, si të flasësh me ta, çfarë kërkojnë dhe si t’i shërbesh sa më mirë” Sipas Dorianit, puna në shërbim nuk është e lehtë.
- Për të, diferenca nuk është vetëm te puna, por edhe te marrëdhëniet njerëzore “Atje pronarët janë më striktë.
- Për punë, unë e shoh Shqipërinë si mundësi” Ai ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij “Rrogën e kam mirë.
Nga kuzhina në Itali te tavolinat e Himarës… ky është Doriani, i riu nga tropoja qe ka zgjedhur te kthehet ne Shqiperi Gjate ketij sezoni turistik, ai punon si kamarier në Himarë dhe thotë se nuk e sheh këtë thjesht si një punë sezonale, por si një profesion që kërkon aftësi, durim dhe komunikim me njerëzit “Punën e kamarierit e kam bërë që në moshë të hershme. Duhet të kuptosh njerëzit, si të flasësh me ta, çfarë kërkojnë dhe si t’i shërbesh sa më mirë” Sipas Dorianit, puna në shërbim nuk është e lehtë. Ritmi i lartë, sidomos gjatë sezonit, sjell edhe momente presioni “Kur ka shumë punë ndodh të ngatërrosh porositë, por pjesë e profesionit është të ruash qetësinë dhe të japësh shërbim të mirë Pavarësisht eksperiencës jashtë, ai beson se Shqipëria ofron mundësi për të rinjtë. Për të, diferenca nuk është vetëm te puna, por edhe te marrëdhëniet njerëzore “Atje pronarët janë më striktë. Këtu njerëzit janë më të afërt dhe të dashur. Për punë, unë e shoh Shqipërinë si mundësi” Ai ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij “Rrogën e kam mirë. Ndonjëherë mendoj se ka qenë humbje kohe që kam ikur jashtë. Nëse punon, mund të ndërtosh diçka edhe këtu” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale Vlorë, shtohen kërkesat për apartamente/ Me rritjen e fluksit turistik, tregu i qirave po njeh një interes të lartë Stoku i dosjeve në Gjykata/ Kreu i KLGJ: Vakancat e gjyqtarëve do të plotësohen brenda dy vitesh