Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa…

Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa…

Pikat kryesore

  • “Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”, është shprehur Trump, duke theksuar se fleksibiliteti në kohë nuk përbën problem nëse palët vazhdojnë në rrugën e duhur.
  • Deklaratat vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përgatiten për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi në Zvicër, në Hotelin Burgenstock në Lucern.
  • Sipas Trump, ceremonia mund të zhvillohet të enjten ose të premten, madje ai ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes personale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se afati 60-ditor për negociatat me Iranin nuk duhet parë si një kufi i rreptë, duke lënë të hapur mundësinë që bisedimet të zgjasin më shumë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. “Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”, është shprehur Trump, duke theksuar se fleksibiliteti në kohë nuk përbën problem nëse palët vazhdojnë në rrugën e duhur. Deklaratat vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përgatiten për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi në Zvicër, në Hotelin Burgenstock në Lucern. Sipas Trump, ceremonia mund të zhvillohet të enjten ose të premten, madje ai ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes personale. Megjithatë, presidenti amerikan ka përsëritur edhe paralajmërimet ndaj Teheranit, duke theksuar se në rast mosrespektimi të marrëveshjes “mund të rifillojnë bombardimet”.

Lini një Përgjigje