Pikat kryesore
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka dalë me një reagim pas njoftimeve se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar emrat në gjuhën shqipe të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
- Në sqarimin e publikuar prej tij, Durmishi bën të ditur se për çështjen e emërtimit të rrugëve është ngritur një komision komunal, ndërsa emrat e rinj, sipas tij, do të regjistrohen në Regjistrin Qendror.
- Ai njëherësh ka drejtuar kritika ndaj BDI-së në opozitë, duke e akuzuar për zgjidhje të pjesshme, ndërsa thekson se tani disa çështje do të marrin zgjidhje përfundimtare.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka dalë me një reagim pas njoftimeve se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar emrat në gjuhën shqipe të rrugëve dhe shesheve në Tetovë. Në sqarimin e publikuar prej tij, Durmishi bën të ditur se për çështjen e emërtimit të rrugëve është ngritur një komision komunal, ndërsa emrat e rinj, sipas tij, do të regjistrohen në Regjistrin Qendror. Ai njëherësh ka drejtuar kritika ndaj BDI-së në opozitë, duke e akuzuar për zgjidhje të pjesshme, ndërsa thekson se tani disa çështje do të marrin zgjidhje përfundimtare. Komuna e Tetovës, në krye me Bilall Kasamin, tashmë ka formuar një komision që do ta zgjidh përfundimisht çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë. Emrat e ri do të jenë të plotfuqishme, të regjistruara në Regjistrin Qendror, e jo fluskë dhe zgjidhje gjysmake siç i kishim deri tani: shqip për shqiptarët e maqedonisht në përdorim zyrtar.BDI dhe Gjykata Kushtetuese që ajo e votoi e dinë këtë realitet. Prandaj ky “operacion” sot është tentim për ta zbehur një tjetër zgjidhje që ne po e bëjmë, e ata nuk e kishin bërë për 24 vjet.