PE miraton progresin e Shqipërisë/ Sara Mila: Fitore e përbashkët, sinjal pozitiv për…

PE miraton progresin e Shqipërisë/ Sara Mila: Fitore e përbashkët, sinjal pozitiv për…

Pikat kryesore

  • Deputetja Sara Mila e cilësoi votimin e sotëm në Parlamentin Europian si një sinjal shumë pozitiv për progresin që Shqipëria ka arritur gjatë vitit 2025 dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.
  • Sipas saj, pas kalimit të IBAR-it dhe hapave të ndërmarrë për arritjen e objektivave të vendit, votimi i sotëm përbën një vlerësim të qartë të progresit të bërë nga Shqipëria.
  • Mila vlerësoi gjithashtu që shumica e eurodeputetëve nuk kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim skeptik ndaj projekteve që do zhvillohen në vend, duke e konsideruar këtë një përgjigje pozitive.

Deputetja Sara Mila e cilësoi votimin e sotëm në Parlamentin Europian si një sinjal shumë pozitiv për progresin që Shqipëria ka arritur gjatë vitit 2025 dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian. Sipas saj, pas kalimit të IBAR-it dhe hapave të ndërmarrë për arritjen e objektivave të vendit, votimi i sotëm përbën një vlerësim të qartë të progresit të bërë nga Shqipëria. Mila vlerësoi gjithashtu që shumica e eurodeputetëve nuk kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim skeptik ndaj projekteve që do zhvillohen në vend, duke e konsideruar këtë një përgjigje pozitive. Duke u ndalur te Kapitulli 27, që lidhet me mjedisin, ajo nënvizoi se Shqipëria ka ende detyra të rëndësishme për të përmbushur, përfshirë kriteret për monitorimin e projekteve. “Sot është një ditë shumë e mirë. Këto sinjale të tilla, ku fillimisht kalimi i IBAR për të arritur targetin tonë, kjo e sotmja është një votim për progresin që vendi ynë ka bërë për vitin 2025. Është fitore e përbashkët. Ka pasur shumë skepticizma, qoftë nga opozita, por edhe nga vendet e rajonit. Nuk është e lehtë që një vend kaq i vogël të bëjë kaq progres. Emocioni është dyfish kur kemi sinjale pozitive. Nga PE është dhënë një mesazh i mirë, edhe me atë që po ndodh në bulevard. Shumica e eurodeputetëve kanë vendosur të mos e konsiderojnë një akt të dyshimtë apo të jenë skeptikë për projektet në Vlorë. Është një përgjigje e mirë për kontroll dhe monitorim më të mirë brenda kuadrit të BE-së. Është Kapitulli 27 ai që i dedikohet mjedisit, ku kemi mjaft detyra shtëpie, ku pjesë e saj janë edhe kriteret se si duhet të monitorohet çdo projekt. Do të jetë, në fakt, shumë i madh projekti për Shqipërinë dhe shqiptarët.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Përgjigja që vjen nga shkenca Liderët e G7 gati planin për mineralet kritike për të ulur varësinë nga Kina Rusia akuzon Ukrainën për sulm me dron ndaj një autobusi, Kievi mohon akuzat

Lini një Përgjigje