Në mes të detit, në mes të luftës/ Kapiteni i anijes në Gjirin Persik: Bëjmë roje 24 orë…

Në mes të detit, në mes të luftës/ Kapiteni i anijes në Gjirin Persik: Bëjmë roje 24 orë…

Pikat kryesore

  • Një kapiten në bordin e një prej qindra anijeve të bllokuara në Gjirin Persik ka treguar për Associated Press, se ekuipazhi i tij ka qenë nën “stres të vazhdueshëm” që nga fillimi i luftës.
  • Raman Kapoor, i cili shërben në një anije që transporton naftë bruto tha se anija është në nivelin më të lartë të sigurisë.
  • Që prej 54 ditësh, ne jemi këtu të bllokuar brenda kësaj zone konflikti.

Një kapiten në bordin e një prej qindra anijeve të bllokuara në Gjirin Persik ka treguar për Associated Press, se ekuipazhi i tij ka qenë nën “stres të vazhdueshëm” që nga fillimi i luftës. Raman Kapoor, i cili shërben në një anije që transporton naftë bruto tha se anija është në nivelin më të lartë të sigurisë. “Është vërtet zhgënjyese. Që prej 54 ditësh, ne jemi këtu të bllokuar brenda kësaj zone konflikti. Nuk mund të zbresim nga anija. Duhet të mbajmë rojet e sigurisë 24 orë në ditë. Djemtë e mi janë vazhdimisht në vëzhgim, për dronë, anije të paidentifikuara ose raketa” tha ai. Ekuipazhi në bordpërbëhet nga të gjithë anëtarët e ekuipazhit indian, megjithatë kjo nuk është anije me flamur indian. Kapoor tha se ka gati 20 mijë detarë të bllokuar në Gjirin Persik që nga fillimi i luftës. Irani qëlloi mbi tre anije në Ngushticën e Hormuzit dhe sekuestroi dy prej tyre të mërkurën, duke intensifikuar sulmin e tij në rrugën ujore kyçe. Konflikti ka bllokuar pothuajse të gjitha eksportet përmes ngushticës ku kalon 20% e naftës në botë në kohë paqeje. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump jep urdhër: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit Fatura e luftës për BE/ Në 55 ditë luftë, 24 miliardë euro humbje Shtrenjtohet nafta në bursa/ Një fuçi 103 dollarë, ndërsa Hormuzi vijon të mbetet i mbyllur

Lini një Përgjigje