Pikat kryesore
- Pas publikimit të videos, strukturat sociale të Njësisë Administrative nr.
- 2, së bashku me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe policinë, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen e Sonida Hajdinit.
- Nga verifikimet rezultoi se videoja ishte publikuar për të tërhequr vëmendje në rrjetet sociale dhe jo për ushtrim dhune, ndërsa pamjet u fshinë menjëherë pas ndërhyrjes së policisë.
Pamjet shqetësuese të publikuara nga Genard Hajdini në rrjetet sociale, ku shfaqej motra e tij Sonida Hajdini e shtrirë në krevat dhe pjesërisht e zhveshur, kanë sjellë reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përkatëse. Pas publikimit të videos, strukturat sociale të Njësisë Administrative nr. 2, së bashku me mjekët e Qendrës Shëndetësore dhe policinë, ndërhynë për të vlerësuar gjendjen e Sonida Hajdinit. Nga verifikimet rezultoi se videoja ishte publikuar për të tërhequr vëmendje në rrjetet sociale dhe jo për ushtrim dhune, ndërsa pamjet u fshinë menjëherë pas ndërhyrjes së policisë. Strukturat shëndetësore siguruan trajtimin mjekësor të nevojshëm, pasi Sonida Hajdini kishte qenë më parë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor dhe ishte lënë për trajtim ambulator. Aktualisht, vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, materialet për këtë rast janë referuar në prokurori, ndërsa institucionet sociale do të hartojnë një plan masash për monitorimin e vazhdueshëm të dy personave, për shkak të dyshimeve për shfrytëzim të një personi me aftësi ndryshe. Kujtojmë se pas publikimit të videos një ditë më parë, qytetarë të shumtë dhe personazhe të njohur në internet, u bënë thirrje institucioneve shtetërore të marrin nën kujdes vëlla e motër, të cilët prej disa javësh janë në kushte të rënduara për shkak të humbjes së babait. Genardi, ditët e fundit ka bërë thirrje edhe për ndihma ushqimore, pasi derisa i ati, Paqësori ishte gjallë, merrnin ushqime nga Kisha.