Pas eliminimit, Artani nxjerr zbuluar produksionin? Tregon publikisht skemën e…

Pas eliminimit, Artani nxjerr zbuluar produksionin? Tregon publikisht skemën e…

Eliminimi i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania ka sjellë jo vetëm fundin e rrugëtimit për Artani, por edhe një moment të papritur dhe të tensionuar në studio.

Pas daljes dhe mbërritjes në “Prime”, ish-banori u përball me pyetjen klasike nga opinionisti Arbër Hajdari mbi parashikimin e fituesit. Ndryshe nga pritshmëritë, Artani refuzoi të japë një emër, duke ngritur akuza të forta për një situatë që, sipas tij, e ka vënë në pozitë të vështirë publikisht.

“Sepse më keni nxjerrë gënjeshtar në gjithë Shqipërinë. Tani a mundeni të ma tregoni kush ma ndërroi atë aty? Sepse ishte e grisur, e futa në xhep, mas tre ditësh e pashë… kjo është lojë,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se diçka është manipuluar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Deklarata e tij shkaktoi habi në studio, duke vënë në vështirësi edhe moderatorin Ledion Liço, ndërsa situata mbeti e paqartë për publikun.

Ky zhvillim ka hapur diskutime të reja mbi transparencën e lojës në Big Brother VIP Albania, ndërsa pritet që produksioni të japë një sqarim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura nga ish-banori.

Lini një Përgjigje