Përfshihet nga flakët një fabrikë në Kroaci Në Pustodol Zaçretski në komunën

Përfshihet nga flakët një fabrikë në Kroaci Në Pustodol Zaçretski në komunën

Pikat kryesore

  • Në Pustodol Zaçretski, në komunën Sveti Krizh Zaçretje në Kroaci, ka shpërthyer një zjarr i madh në një repart prodhimi të kompanisë së njohur të mobilieve dizajnuese “Prostoria”.
  • Ngjarja është raportuar rreth orës 16:22, kur Qendra Operative e Zjarrfikësve ka marrë njoftimin për incidentin.
  • Sipas Policisë së Krapina-Zagorjes, zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të objektit industrial.

Në Pustodol Zaçretski, në komunën Sveti Krizh Zaçretje në Kroaci, ka shpërthyer një zjarr i madh në një repart prodhimi të kompanisë së njohur të mobilieve dizajnuese “Prostoria”. Ngjarja është raportuar rreth orës 16:22, kur Qendra Operative e Zjarrfikësve ka marrë njoftimin për incidentin. Sipas Policisë së Krapina-Zagorjes, zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të objektit industrial. Portali lokal Zagorje International raporton se flakët kanë nisur nga një strehë e vogël pranë së cilës ndodheshin sasi të mëdha mbetjesh sfungjeri, ndërsa më pas janë përhapur me shpejtësi në objekt. “Punoj këtu prej shtatë vitesh, nuk kam fjalë. Po digjet streha, qeporja… nuk mundem”, ka deklaruar mes lotësh një punëtore e fabrikës. Në vendin e ngjarjes është dërguar edhe një autoambulancë për arsye parandaluese, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar se sistemi i gazit është mbyllur për siguri, pasi objekti ka një tharëse me gaz. Zjarri mbetet ende aktiv dhe nuk është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet po vazhdojnë operacionet e emergjencës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kroacia dhe Bosnja me marrëveshje për tubacion gazi, për të zvogëluar varësinë nga Rusia Pajaziti bën “sefte”/ Mesfushori kuqezi shënon golin e parë në elitën e Kroacisë Kroacia anulon samitin e Brdo-Brionit, Millanoviç: Veprimet e Vuçiç dëmtojnë stabilitetin rajonal

Lini një Përgjigje