Pikat kryesore
- Nën rrezet e ngrohta të verës shqiptare, një çift nga India, që prej vitesh jeton në Belgjikë së bashku me dy djemtë e tyre 20 dhe 22 vjeç, kanë zgjedhur Shqipërinë për te dytin vit rradhazi.
- “Jemi nga India,eshte viti i 2 qe vijme ne Shqiperi.” Dashuria për detin, njerëzit mikpritës, aventurat me motorë dhe ushqimin tradicional shqiptar i ka rikthyer edhe këtë vit në jugun e vendit.
- Ne jemi cift, kemi dhe 2 djemte qe I sollem per te pare Shqiperine.” Për ta, Vlora mbetet një destinacion që nuk të lodh kurrë së zbuluari.
Nën rrezet e ngrohta të verës shqiptare, një çift nga India, që prej vitesh jeton në Belgjikë së bashku me dy djemtë e tyre 20 dhe 22 vjeç, kanë zgjedhur Shqipërinë për te dytin vit rradhazi. “Jemi nga India,eshte viti i 2 qe vijme ne Shqiperi.” Dashuria për detin, njerëzit mikpritës, aventurat me motorë dhe ushqimin tradicional shqiptar i ka rikthyer edhe këtë vit në jugun e vendit. Këtë herë, familja kishte një mision të veçantë: t’u tregonte djemve bukuritë natyrore dhe atmosferën unike të Vlorës “Na pelqejne shume plazhet,njerezit miqesore,aventurat me motorre dhe ushqimi.” Mes emocioneve dhe kureshtjes për të zbuluar vende të reja, ata ndaluan sot në një nga perlat e zonës ,Zvernecin dhe plazhin e Dalanit. Nuk munguan as shëtitjet me motorë përgjatë bregdetit, një eksperiencë që sipas tyre e bën Shqipërinë edhe më të veçantë Turistët shprehen se ajo që i tërheq më shumë në Shqipëri është energjia pozitive e njerëzve, buzëqeshja dhe mikpritja që ndjehet kudo. “Njerezit Jane te buzeqeshur dhe miqesore. Ne jemi cift, kemi dhe 2 djemte qe I sollem per te pare Shqiperine.” Për ta, Vlora mbetet një destinacion që nuk të lodh kurrë së zbuluari. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protesta/ Sotiri: Irani po përdor ngjarjet që po ndodhin në vend! Shala: Duhen masa të forta për krimin kibernetik Në luftë me Legot/ Jason Brodsky: Regjimi iranian ka arritur t’i armatosë rrjetet sociale në Shqipëri për qëllimet e tyre “Irani na ka synuar prej vitesh”/ Lufta hibride, Karamuço: Synojnë që të nxisin një frymë antisemite. Nxjerrin video të manipuluara