E kërkonte gjysma e Europës, talenti 16-vjeçar i Hertha-s i bashkohet Leverkusen-it

E kërkonte gjysma e Europës, talenti 16-vjeçar i Hertha-s i bashkohet Leverkusen-it

Pikat kryesore

  • Bayer 04 Leverkusen ka fituar garën për të firmosur me talentin Kennet Eichhorn.
  • Klubi në fjalë është shumë pranë firmës me 16-vjeçarin, i cili konsideroi edhe projektin e RB Leipzig.
  • Talenti gjerman i Hertha BSC ka bërë këtë zgjedhje pasi e shikonte si me shumë rrezik transferimin e menjëhershmë në një klub të madh si Liverpool dhe City.

Bayer 04 Leverkusen ka fituar garën për të firmosur me talentin Kennet Eichhorn. Klubi në fjalë është shumë pranë firmës me 16-vjeçarin, i cili konsideroi edhe projektin e RB Leipzig. Talenti gjerman i Hertha BSC ka bërë këtë zgjedhje pasi e shikonte si me shumë rrezik transferimin e menjëhershmë në një klub të madh si Liverpool dhe City. Leverkusen në vitet e fundit ka mundur që të kultivojë talente si Julian Brandt, Kai Havertz, Benjamin Henrichs dhe Florian Ëirtz dhe ky ka qenë shkaku që Eichhorn preferoi të transferohej në “BayArena”. Bayern i Mynihut u tërhoq nga gara për firmën me talentin kur mësoi shifrën që kërkonin menaxherët e tij si komision. Thueht se të mbyllur këtë transferim Hertha BSC do të përfitojë 9 milionë euro ndërsa 10 milionë euro të tjera do t’i shkojnë familjes dhe menaxherit të lojtarit.

Lini një Përgjigje